
Autoritetet italiane kanë gjetur njolla gjaku, që dyshohet se i përkasin çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho. Mediat e vendit fqinj raportojnë se policia është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes, pasi besohet se gjurmët e gjakut mund të kenë ardhur nga larja e thikës ose sharrës së përdorur për copëtimin e trupave në lavamanin e shtëpisë në Fontana, që nusja Elona Kalesha u mori me qira.
Gjurmët gjenetike, që mund të çojnë tek viktimat ose tek ata që janë përgjegjës për vrasjen e dyfishtë, u zbuluan në tubin e kullimit të lavamanit të kuzhinës në apartamentin në Fontana. Dhe pikërisht në këto gjurmë sipas supozimeve kanë ardhur nga larja e duarve, thikës ose sharrës që ishte përdorur për të copëtuar trupat.
Ndërkohë që seanca e së hënës ka shumë mundësi të shtyhet pasi i biri i çiftit Pasho Taulant Pasho, i dyshuar edhe ai për përfshirje në krim gjendet i burgosur në Zvicër dhe nuk është kthyer ende.
Gjurmët në apartament mund të jenë të vetmet në vendin ku hetuesit pretendojnë se është kryer vrasja e dyfishtë. Çifti shqiptar kishte mbërritur një muaj para zhdukjes nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre Taulantin, i cili do të lirohej nga burgu më 2 nëntor, por kontaktet e fundit të bashkëshortëve ndërpriten në datën 1 nëntor.
E fundit që i kishte parë ishte Elona, e cila kishte marrë me qira atë shtëpi në emrin e saj, nga e cila një grua, në ditët në vijim, u pa tek transportonte disa valixhe të cilat kishin erë. Provat e ADN-së mund të tregojnë nëse Elona Kaleshi është përgjegjëse për vrasjen. Megjithatë një shtatzëni e ndërprerë disa ditë para lirimit të të dashurit të saj dhe gënjeshtrat që pasuan më pas e bëjnë atë të dyshuarën kryesore për krimin.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply