Masakra me tre të vrarë në Mat, Bashkia mbulon shpenzimet e varrimeve

Tre persona në Mat kanë mbetur të vrarë dje nga Kujtim Koxha, eksponent i PS dikur në disa zona të kësaj krahine. Nga viktimat, dy janë punonjës bashkie, kurse tjetri është banor. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë thuajse gjithë stafi bashkiak dhe drejtues lokalë.

Bashkia Mat ka vendosur të mbulojë shpenzimet e varrimeve, që shkojnë në vlerën prej 10 milionë lekë te vjetra. Po bashkia i ka shpallur të vrarët “Qytetarë Nderi”. Ceremonitë e varrimit u zhvilluan në fshatrat e Shëllisë, në Burgajet dhe në Zenisht. Krimi ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Shëlli e se çdo gjë duket se ka nisur për një shpullë të dhënë në lokal. Punonjësit bashkiakë ishin duke punuar për të shtruar një rrugë në fshat e se Kujtim Koxha 54 vjeç u konfliktua me ta. Çdo gjë ka nisur në orën 12.30 minuta, teksa Koxha ishte në lokalin e fshatit dhe më tutje aty kanë ardhur punonjës nga Bashkia Mat e së bashku janë ulur të hanë drekë.

Koxha në një moment i është drejtuar Erzsen Aliajt se përse rrugën e shtronin deri në një vend të caktuar e nuk e dërgonin deri te shtëpia e tij. Pas kësaj, Aliaj është çuar nga lokali, ka debatuar me Koxhajn dhe i ka rënë në shpullë. Pas kësaj, kanë ndërhyrë edhe të tjerët në lokal, pasi Koxha nuk ndalte ofendimet e sharjet, duke qenë se ishte në gjendje të dehur. Pasi ndodhi e gjitha kjo, Koxha ka kur në banesë dhe ka marrë një armë tip automatik e ka shkrepur armën në drejtim të punonjësve të Bashkisë. Pasi ngjarja mori dhenë Kujtim Koxha iku e u fsheh në një pyll në fshatin Burgajet. Mbi 40 punonjës policie i shkuan pas dhe më tutje ai u dorëzua e u arrestua. Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme 36-vjeçari Mentor Hoxha, shofer fadrome me banim në fshatin Burgajet, dhe u plagosën rëndë punonjësi tjetër Erzen Aliaj 49 vjeç, banues në Burrel dhe Hamit Buçi 43 vjeç shofer kamioni, banor i fshatit Shëlli, të cilët gjetën vdekjen pak më vonë në spital. Masakra numëroi në fund tre të vdekur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet