Masakra e Lushnjës, RENEA ndërhyn në Divjakë, kërkohet Laert Haxhiu

RENEA ka qenë sot në Divjakë, vend në të cilin ishte për të goditur elementët kriminalë në këtë zonë. Operacioni u zhvillua kryesisht në fshatin Rremas. Aksioni i forcave RENEA për të kapur dy shtetas të dyshuar për akuzën e vrasjes, ka lënë pas një të plagosur. Forcat e policisë kanë qëlluar me armë zjarri në banesën e Haxhi Likës, pasi siç kanë thënë ata kanë hasur në rezistencën e anëtarëve të familjes. Nga policia u tha se në banesë strehoheshin dy persona, mbi të cilët binte dyshimi se në të shkuarën kanë kryer vrasje.

Nga RENEA është thënë se fillimisht është shtëne më armë zjarri në ajër, por duke parë rezistencën, faktin se Haxhi Lika kishte dalë në dritare me armë gjahu, ata kanë qëlluar mbi të, duke e lënë të plagosur. Lika ka marrë për rrjedhojë plagë në kokë. RENEA tha se në banesën e H.Likës ka dyshime se fshiheshin dy shtetas, të dyshuar për veprën penale të vrasjes. Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë. Sipas policisë, më tej në rrethana të paqarta Lika u dëmtua në kokë.

Në lidhje me dëmtimin e Likës, po punon ekspertiza mjeko-ligjore, e cila pritet të dalë në përfundim të qartë. Por sipas familjarëve të Haxhi Likës, ngjarja ka ndodhur ndryshe. Ata thonë se policia ka qëlluar me armë zjarri, dhe më pas kanë hyrë për kontroll. Sipas familjarëve, një nga plumbat e ka goditur në kokë të moshuarin. Në banesën e Haxhi Likës, në fshatin Remas të Divjakës.

Kush është Laert Haxhiu

Personi i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy persona.   Haxhiu ishte akuzuar nga Prokuroria e Lushnjës edhe për vrasjen e Gerti Lalës, i njohur ndryshe si “iriqi, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Po ashtu ai është akuzuar si autor kryesor i plagosjes me pistoletë të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut, në 25 shtator të 2016-ës, shumë pranë vendit ku ndodhi atentati mafioz i 11 tetorit . Ndërkohë lidhur me hetimet për gjetjen e atentatorëve, grupi i hetimit ka marrë në pyetje të premten edhe Julian Sulën, një nga miqtë e dy autorëve të dyshuar Haxhiu dhe Bilbili. Ai ishte paraqitur në komisariatin e Policisë së Lushnjes për të dhënë deklarime mbi ngjarjen. Por ai më pas u la i lirë, pasi policia s’kishte prova të mjaftueshme që tregonin vendndodhjen e tij në kohën e atentatit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet