Masakër emigrantësh në Niger, Kryqi i Kuq: 44 të vdekur nga etja në Sahara

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Shekulli Online

Kryqi i Kuq ka mbledhur dëshmitë e disa prej të mbijetuarve që po përpiqeshin të kalonin shkretëtirën e Saharasë, sipas të cilave të paktën 44 emigrantë, duke përfshirë edhe disa fëmijë kanë vdekur nga etja, pasi kamioni që po udhëtonin u prish. Sipas BBC-së ngjarja ka ndodhur në Nigerinë veriore.  Sinjalizimin për ngjarjen e bënë 6 të mbijetuarit, të cilët arritën të mbërrinin në një fshat të humbur dhe tani ndodhen në Dirkou (Niger).  /K.Dh/