Martesa e “Kemalit” në krizë

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

“Kara Sevda” është një prej serialeve më të ndjekura turke, veçanërisht nga shqiptarët.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Burak Oszcvit, i cili luan rolin e “Kemalit” dhe është një personazh mjaft i preferuar.

Ai është i martuar me Fahriye Evcen, me të cilën së fundmi ka pasur disa probleme, siç raportojnë mediat turke. Bëhet fjalë për një rol të ri filmik të Burakut, i cili mesa duket ka qenë shkas që mes dyshes të lind një debat.

Ende nga çifti nuk është konfirmuar asgjë, mirëpo flitet në mediat se martesa e tyre është në krizë.