Marshim-protesta e 13 majit/ Gjykata liron 7 të arrestuarit (Emrat)

Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 7 protestuesit e arrestuar për marshim-protestë të 13 majit nga opozita. Për 5 të arrestuarit gjykata ka dhënë masën sigurisë “detyrim paraqitje” ndërsa për dy të tjerë “arrest shtëpie”.

Emrat e 7 protestuesve janë:

1.Arelien Ndoci – DP

2.Beb Ndreka – DP

3.Besmir Pula – DP

4.Dritan Kuka – arrest shtëpie

5.Qazim Nazeraj – arrest shtëpie

6.Panajot Miraka – DP

7.Albi Gerba – DP

Për protestën e 13 majit janë proceduar në gjendje të lirë edhe 15 protestues të tjerë.

“Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarrë, tymuese dhe sidomos tek DPPSH dhe DVP me kapsolla, punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim” bën me dije policia në komunikatën për mediat.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU.

Policia thotë se në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet