Marrëveshja për detin, ministri grek: Duam zonën ekskluzive ekonomike, është bërë progres

Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdon të jetë qendër e opinionit publik në vendin tonë dhe Greqi.
Sot në lidhje me këtë temë ka folur ministri grek i mjedisit. “Presim zgjidhjen e kufirit detar me Greqinë, – ka thënë ai, duke shtuar se debatet me Shqipërinë po përparojnë pozitivisht”.
“Jemi në negociata të vazhdueshme me Shqipërinë. Kemi bërë zbulime të mëdha të hidrokarbureve”, ka thënë ai.
“Bisedimet me Shqipërinë mbi një marrëveshje ekskluzive të Zonës Ekonomike në Detin Jon po përparojnë pozitivisht”, tha Ministri i Mjedisit dhe Energjisë George Stathakis të premten në një intervistë për Radion FM 24/7, duke iu përgjigjur një pyetjeje për eksplorimin e hidrokarbureve në zonë.
Ministri tha se Greqia po “hyn në vallen e eksplorimit” të hulumtimeve të hidrokarbureve në një sektor ku zbulimet e mëdha në det janë bërë në Qipro, Izrael dhe Egjipt dhe e vetmja çështje e pazgjidhur është një bllok në kufijtë me Shqipërinë, e cila është duke u negociuar.
Ai parashikon se Greqia do të dalë “me sukses” nga këto negociata, pasi në zonën në fjalë janë zbuluar rezerva të mëdha nafte.
Për çështje të tjera, Stathakis përsëriti se një projektligj për shitjen e shkëputur të njësive të linjitit të Korporatës Energjetike Publike në Megalopoli dhe Florina do të paraqitet në Parlament deri në fund të marsit. Deri më tani, sipas një prove të tregut nga Komisioni Evropian, tha ai, 15 biznese kanë shprehur interes./Faxweb

Të tjera

Abissnet