×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Marko Bello: Partive të mëdha nuk u interesojnë listat e hapura, rritet rivaliteti i brendshëm

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, ish Ministri i Integrimit Marko Bello, tha se reforma zgjedhore mund të realizohet brenda datës 31 maj nëse ekziston vullneti politik.

Por ajo çfarë e bën Bellon pesimist, është fakti që nuk do ketë ndryshim sistemi.

Sipas tij, partive të mëdha nuk u interesojnë listat e hapura pasi nuk u intereson rivaliteti i brendshëm në parti.

Marko Bello: ”Deri më 31 maj janë edhe dy ditë. Besoj se është një kohë e mjaftueshme nëse ekziston vullneti politik. Rëndësi ka që të bien dakord, dhe unë shpresoj që palët të bien dakord sepse interesi i përgjithshëm është që të shkojmë drejt një reforme të re. Por ajo që mua më bën pak pesimist është fakti se mesa kuptoj nuk do ketë ndryshim sistemi, mesa shoh unë. Se po të ketë ndryshim sistemi, të paktën të ketë lista të hapura siç po kërkojnë partitë e vogla, partive të mëdha nuk u interesojnë listat e hapura. Kjo është për një arsye pragmatiste. Jo se kryetari i partisë siç thonë disa ka interes t’i vendosë vetë në listë, dhe kjo mund të jetë një arsye por kryetari i partisë prapë do i bëjë listat me drejtues të tjerë të partisë.”

”Partive të mëdha nuk u intereson që të fillojë rivaliteti i brendshëm. Imagjinoni një parti të madhe PD ose PS, ku lista do të përbëhet nga kandidatë të cilët do të luftojnë secili kundër njëri tjetrit për të zënë sa më shumë vendet e sipërme të tabelës. Ata mendojnë që energjia në vend që të fokusohet ndaj kundërshtarëve, do të fokusohet brenda rradhëve të veta. Për qytetarët është mirë që të ketë lista të hapura, që dhe qytetari të ndikojë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Paralajmëron Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S’jam për lista të hapura, por deri në fund s’i dihet!

Paralajmëron Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S’jam për lista të hapura, por deri në fund s’i dihet!

Publikuar më 07.07.2020
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me d...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me deputetët sipas qarqeve, ku ka ndarë detyrat për fushatën zgjedhore 2021 dhe ka dhënë paralajmërime të qarta se nuk ka zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe se nuk është për lista të hapura. Në preferencën e tij nuk janë listat e hapura, megjithatë shefi i qeverisë […]

Lexo më shumë

OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

Publikuar më 07.07.2020
OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshi...

OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, me anë të së cilit synohet hapja e listave. Nëpërmjet përfaqësuesit të tyre në Shqipëri, këshilltarit për reformën zgjedhore, Florian Hobdari, OSBE ka vënë theksin se procesi për ndryshimin e sistemi zgjedhor duhet të nis një vit përpara zgjedhjeve. Pas ndryshimit të periudhës zgjedhore, si […]

Lexo më shumë

Reforma Zgjedhore/ PPE: Paketa e ndryshuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale, të nisë procedimi penal për dosjet 184 dhe 339

Reforma Zgjedhore/ PPE: Paketa e ndryshuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale, të nisë procedimi penal për dosjet 184 dhe 339

Publikuar më 07.07.2020
Partia Popullore Europiane PPE ka uruar konsensusin për marr...

Partia Popullore Europiane PPE ka uruar konsensusin për marrëveshjen në Këshillin Politik si dhe ka kërkuar miratim sa më shpejt të Paketës së ndryshuar për Kodin Zgjedhor dhe zbatimin e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale. PPE shkruan se konsensusi mes palëve ishte kusht kryesor nga BE për fillimin e negociatave teksa shton […]

Lexo më shumë

‘Zgjidhja’: Paratë e PPP-ve të shkojnë për ekonominë

‘Zgjidhja’: Paratë e PPP-ve të shkojnë për ekonominë

Publikuar më 07.07.2020
Anxhela Likrama, kryetare e Forumit të Politikave në partinë...

Anxhela Likrama, kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’, duke iu referuar lajmit se qeveria do të paguajë 61 milionë euro për koncesionet dhe PPP-të, megjithëse Ministria e Financave parashikoi uljen e prodhimit të brendshëm bruto të vendit me 1.8 miliardë euro, krahasuar me një vit më parë, u shpreh se pagesat e fryra […]

Lexo më shumë

Edi Rama kërkon votat në Kuvend, pret për herë të dytë në takim opozitën parlamentare

Edi Rama kërkon votat në Kuvend, pret për herë të dytë në takim opozitën parlamentare

Publikuar më 07.07.2020
Do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Kuvend takimi i kryemi...

Do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Kuvend takimi i kryeministrit Edi Rama me opozitën parlamentare, për çështjen e votave për të ashtuquajturën Reformën Zgjedhore. Takimi vjen një ditë pasi kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi depozitoi së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi […]

Lexo më shumë

Vuante nga sëmundje kardiake, detaje mbi arrestimin në spital të ish-kryebashkiakut të PS

Vuante nga sëmundje kardiake, detaje mbi arrestimin në spital të ish-kryebashkiakut të PS

Publikuar më 07.07.2020
Të tjera detaje zbulohen lidhur me arrestimin e ish-kryebash...

Të tjera detaje zbulohen lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, 8 muaj pasi u shpall në kërkim nga Policia. Mësohet se ai ndodhej në një spital privat ndërsa u ekzekutua masa e sigurisë, pasi vuante nga një sëmundje kardiake. Pasi ka shkuar në një spital në kryeqytet, policisë i ka ardhur ky […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kroaci/ Shqiptarja siguron mandatin e tretë si deputete, hapja e Katedrës së Albanologjisë sfida kryesore

Zgjedhjet në Kroaci/ Shqiptarja siguron mandatin e tretë si deputete, hapja e Katedrës së Albanologjisë sfida kryesore

Publikuar më 06.07.2020
Kroatët votuan këtë të diel për qeverinë e re. Zgjedhjet e p...

Kroatët votuan këtë të diel për qeverinë e re. Zgjedhjet e parakohshme janë fituar nga partia që ishte në pushtet, por mes 151 deputetëve në Parlamentin kroat do të ketë dhe një përfaqësuese shqiptare. Ermina Lekaj-Prljaskaj ka arritur të sigurojë një mandat të tretë si përfaqësuese e Unionit të Shqiptarëve në Republikën Kroate. E kënaqur […]

Lexo më shumë

Akademikët injorojnë Kuvendin/ Ishin thirrur për ndryshimet kushtetuese por vetëm 1 prej tyre merr pjesë

Akademikët injorojnë Kuvendin/ Ishin thirrur për ndryshimet kushtetuese por vetëm 1 prej tyre merr pjesë

Publikuar më 06.07.2020
Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të gjithë profesorët e dre...

Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të gjithë profesorët e drejtësisë në një mbledhje online për të dhënë mendimin e tyre sa i përket ndryshimeve në Kushtetuese që kërkon opozita parlamentare, por sot në takim nga 212 pedagogë që ishin ftuar, ka marrë pjesë vetëm 1 prej tyre. Në drejtimin e Nënkryetares së Kuvendit, znj. Vasilika […]

Lexo më shumë