Maradona prezantohet si trajner në Meksikë: Rikujton problemet me drogën

Diego Maradona u prezantua zyrtarisht te Culiacan, në Meksikë, si trajneri i ekipit Dorados di Sinaloa, skuadër që militon në Serie B. Ish-trajneri i Argjentinës dhe ish-sulmuesi i Napoli-t ka siguruar se ka shkuar për të punuar dhe për të lënë një pjesë të veseve: “Me bashkëpunëtorët e mi nuk kemi ardhur këtu për pushime, as për një udhëtim. Kemi ardhur për të punuar, për t’iu dhënë një dorë lojtarëve, por kemi nevojë që njerëzit të mbajnë krahun tonë. Do të jetë e vështirë që t’i mundim”.

Në një moment Maradona, duke iu përgjigjur pyetjeve të ngutshme të gazetarëve mbi të shkuarën e tij, ndryshoi plotësisht qëndrimin, dhe me një zë të ngjirur pranoi i nënshtruar: “Kam pasur shumë probleme në jetë dhe tani e mbaj këtë përgjegjësi si ai që merr në krahë një fëmijë. 15 vite më parë hodha pas krahëve një sëmundje, sepse njerëzit thoshin se dopingu po më konsumonte dhe se po humbja betejën time. Kur drogohesha isha një hap pas, ndërkohë që një lojtar duhet të ecë përpara”.

Disa orë pas konferencës për shtyp, trajneri i ri i Dorados, ishte në fushën e stërvitjes për të drejtuar skuadrën, në fushën e stërvitjes kishte qindra tifozë, për të cilët prezenca e Diego-s nënkuptonte shpresë për të ardhmen më të mirë të skuadrës.

Objektivi për të rijetëzuar skuadrën nuk është i lehtë për Maradona-n, i cili aktualisht ndodhet në vendet e fundit të tabelës së klasifikimit, pa fituar ende një ndeshje. /EDS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet