“Maqedonia është Greqi”, përfundon protesta masive e grekëve në Athinë

Me mijëra grekë kanë protestuar në rrugët e Athinës, duke kërkuar nga qeveria e vendit që të mos bëjë asnjë lloj kompromisi me fqinjin verior dhe të mos lëshojë aspak pe nga emri “Maqedoni”. “Maqedonia është Greqi”, kanë qenë pankartat që mbanin grekët protestues në një shesh të kryeqytetit helen. Protesta e fuqishme është mbajtur në sheshin “Sintagma”, nga ku është kërkuar që të mos lëshohet aspak pe nga emri i Maqedonisë, duke përsëritur kërkesën se nuk ka kompromis me identitetin helen. Për vite me radhë, Athina zyrtare dhe qytetarët grekë janë shprehur se Maqedonia ka synime ekspansioniste në raport me Greqinë dhe se mban si emër kushtetues një rajon që i takon shtetit të Greqisë. Zyrtarët në Shkup nga ana tjetër kundërshtojnë që në emrin e ri kushtetues të mos ketë diku përdorim të emrit “Maqedoni”. Konflikti për emrin ka nisur që në vitin e largët 1991, në kohën kur “Maqedoni” u quajt një shtet i krijuar nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, duke marrë të njëjtin emër si një rajon në Greqi. Në protestë morën pjesë zyrtarë të lartë, ish-ushtarakë dhe madje edhe ish=kryeministri Antonis Samaras.

/D.Xh/ 

Të tjera

Abissnet