“Maqedonia e vetme është këtu”, ja çfarë bënë tifozët e PAOK

Ekipi i Selanikut, PAOK ka pritur dje në fushën e vet rusët e Spartakut të Moskës. Kjo ishte një ndeshje e cila luhet në kuadër të kualifikimit të mundshëm për në Ligën e Kampioneve. Mirëpo, tifozët grekë duket se e kishin ndeshjen në plan të dytë, pasi diçka tjetër ishte për ta më mirë.

Ata kanë vendosur një mbishkrim: “Maqedonia e vetme është këtu”. Ky shkrim ishte në anglisht. Nuk dihet nëse UEFA do të dënojë këtë gjest të tifozëve të PAOK-ut. Protesta vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar mes ministrave të Jashtëm, atij grek Nikos Kotzias dhe të Maqedonisë Nikola Dimitrov për kontestin e emrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet