×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima dhe 347 të infektuar me COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Shkup.

Viktima e reja janë, pesë në Shkup (35,65,74,75,81 vjeç) ndërsa nga një viktimë është regjistruar në qytetet e Shtipit (80), Velesit (82), Strumicës (78), Kavadarit (55) dhe Pehçevës (93).

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar, numri më i madh i të cilëve është në qytetin e Shkupit.

Raporti i Ministrisë i referohet testimit të 2,013 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë të këtij vendi.

Që nga paraqitja e rastit të parë të infektimit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, me COVID-19 janë diagnostikuar 90,471 persona.

Prej tyre 11,269 raste janë ende aktive ndërsa 76,423 persona janë shëruar.

Ulja e numrit të të sëmurëve me COVID-19 ka bërë që qeveria të vazhdojë me masat lehtësuese, përfshirë edhe punën e administratës, e cila nga 1 shkurti do t’i rikthehet normalitetit, përkatësisht të gjithë punonjësit e saj do të kthehen në vendet e punës.

“Duke qenë se numri i të infektuarve ka rënë, nga 1 shkurt 2021 të gjithë punonjësit e administratës do të kthehen në vendet e tyre të punës, me orar të plotë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, e cila kërkon mendim nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive nëse nga ky vendim mund të lirohen kategoritë e rrezikuara, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Në kuadër të masave lehtësuese, objektet e gastronomisë, restorantet e objektet tjera shërbyese kanë zgjatur orarin e punës deri në orën 21:00 ndërsa nga 28 janari ato do të mund të punojnë deri në orën 23:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

“Nuk mund të mbrohesha edhe pse isha sportiste”/ Zyrtarja e lartë greke: Ata u përpoqën të më përdhunonin kur isha 15 vjeçe

“Nuk mund të mbrohesha edhe pse isha sportiste”/ Zyrtarja e lartë greke: Ata u përpoqën të më përdhunonin kur isha 15 vjeçe

Publikuar më 07.03.2021
Ish-Ministrja e Kulturës greke, Lydia Koniordou foli për ank...

Ish-Ministrja e Kulturës greke, Lydia Koniordou foli për ankesat në lidhje me ngacmimet seksuale, duke theksuar se në asnjë rast nuk duhet të njollosen viktimat. Duke folur në Open dhe emisionin “Ela, Hamogela”, Znj. Koniordou iu përgjigj Ministres së Kulturës, Lina Mendoni, duke thënë se përmendja e emrit të saj ishte për të ardhur keq […]

Lexo më shumë

Kryeministri i Malit të Zi: Kurrë nuk do ta pranoja pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi: Kurrë nuk do ta pranoja pavarësinë e Kosovës

Publikuar më 07.03.2021
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka deklaruar...

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka deklaruar se sikur ai të kishte qenë në krye të qeverisë malazeze në vitin 2008, shteti i tij kurrë nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës. Kreu i qeverisë së Malit të Zi në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka thënë çështja e Kosovës, për […]

Lexo më shumë

Tmerr i vërtetë! Vajza bie pre e dhunës së ish të dashurit të saj, ajo tenton të largohet nga dritarja

Tmerr i vërtetë! Vajza bie pre e dhunës së ish të dashurit të saj, ajo tenton të largohet nga dritarja

Publikuar më 07.03.2021
“Ajo as nuk e mbante mend se “ngacmuesi” i 32-vj...

“Ajo as nuk e mbante mend se “ngacmuesi” i 32-vjeçares i cili u dënua nga Gjykata e Volosit me 15 muaj burg me pezullim të thjeshtë për dëmtim të thjeshtë trupor, dëmtim të pronës së huaj, prishjen e shtëpisë, ishte ish-partneri i saj 25 vjerçar”! Vajza e dëmtuar dukshëm tronditi gjykatën duke përshkruar se si […]

Lexo më shumë

Tërmeti në Greqi, vdes personi i parë!

Tërmeti në Greqi, vdes personi i parë!

Publikuar më 07.03.2021
I moshuari grek që u shpëtua nga ekipet e shpëtimit të gjetu...

I moshuari grek që u shpëtua nga ekipet e shpëtimit të gjetura në zonë dhe më pas u transportua me ambulancë në një qendër private rehabilitimi ka vdekur; Ditën e djeshme, 83-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, aty edhe ku humbi jetën. Varrimi i tij do të bëhet nesër në një rreth […]

Lexo më shumë

Zoran Zaev fton opozitën në qeveri të përbashkët

Zoran Zaev fton opozitën në qeveri të përbashkët

Publikuar më 06.03.2021
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar ...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar opozitës pjesëmarrje në qeveri për të çuar përpara reformat, në veçanti departizimin e administratës dhe pavarësimin e sistemit gjyqësor. Por, kreu i Qeverisë maqedonase, ka thënë se për këtë gjë duhet të ketë me kë të bisedojë, pasi për një çështje të tillë, siç ka […]

Lexo më shumë

Përleshje me armë, të rinjtë shqiptarë vriten brenda në makinë (EMRAT)

Përleshje me armë, të rinjtë shqiptarë vriten brenda në makinë (EMRAT)

Publikuar më 05.03.2021
Dy të rinjë shqiptarë kanë humbur jetën pas një përplasje me...

Dy të rinjë shqiptarë kanë humbur jetën pas një përplasje me armë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në lagjen Fushë Topanë në Maqedoni. Mediat maqedonase bëjnë me dije se dy të rinjtë shqiptarë që mbetën të vdekur janë identifikuar si Afrim Berisha dhe Burim Vardari, të […]

Lexo më shumë

Mesazhi gjerman për Turqinë: Ne jemi në anën e Greqisë, nëse kërcënohet do të ketë një përgjigje

Mesazhi gjerman për Turqinë: Ne jemi në anën e Greqisë, nëse kërcënohet do të ketë një përgjigje

Publikuar më 05.03.2021
Zëvendës Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth i kërkoi T...

Zëvendës Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth i kërkoi Turqisë të ndalojë provokimin e Greqisë dhe Qipros, si dhe shpimet në Mesdheun Lindor, citon Protothema.gr. “Greqia duhet ta dijë se ne jemi në krah të saj kur Turqia kërcënon integritetin e Qipros gjithashtu”, tha zyrtari gjerman, duke dërguar një mesazh mbështetje mes retorikës shkallëzuese provokuese […]

Lexo më shumë

Arrestohet i riu në Mitrovicë, dyshohet se theri me thikë babanë

Arrestohet i riu në Mitrovicë, dyshohet se theri me thikë babanë

Publikuar më 05.03.2021
Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Mitrovicë, i...

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Mitrovicë, i cili dyshohet se ka therur me thikë babanë e tij. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Ju konfirmojmë se është arrestuar i dyshuari A. B.,22 vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit”, […]

Lexo më shumë