×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Maqedonia e Veriut do të blejë 100 mijë vaksina ruse

Maqedonia e Veriut ka vendosur që të furnizohet me 100 mijë vaksina ruse kundër koronavirusit, pas vendimit të mëhershëm për blerjen e 200 mijë vaksinave kineze.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka njoftuar se u ka dhënë institucioneve udhëzimet për kontraktimin e marrëveshjes së furnizimit me vaksina “Sputnik V”.

Të shtunën mora informacion nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce se ne kemi kapacitet, në përputhje me marrëveshjet e përfunduara dhe ato të paguara, të porosisim 100,000 doza të vaksinave tjera që do të plotësonin planin e përgjithshëm, dhe nuk do të shkaktojnë vaksina të tepërta…Unë kam dhënë udhëzimet për furnizim me 100 mijë vaksina ruse. Gjithçka që ka të bëjë me vaksinat, ne kemi bërë punën tonë, porositë, kontratat…”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut ka nisur më 17 shkurt, me dërgesën e parë të 4,680 vaksinave të kompanisë “Pfizer” si donacion nga Serbia.

Pjesa tjetër e tërë dërgesës prej 8,000 dozave nga Serbia pritet arrijë në Shkup javën e ardhshme. Kryeministri Zaev tha se deri në fund të këtij muaji qeveria pret përgjigje nga “Pfizer” për 800,000 dozat për të cilat janë zhvilluar bisedime me kompaninë amerikane.

Ndërkohë, 200,000 doza të vaksinave kineze pritet të mbërrijnë në fillim të muajit mars në këtë shtet.

Të parët që janë vaksinuar janë punonjësit shëndetësorë të Klinikës Infektive në Shkup, ndërsa më pas do të vaksinohen edhe klinikat tjera.

Qeveria ka hartuar një plan të përgjithshëm, i cili parasheh që pas mjekëve të vaksinohen personat e moshuar, atë me sëmundje kronike, punonjësit e institucioneve arsimore dhe të kopshteve, ndërsa më pas edhe pjesa tjetër e popullatës. Qeveria synon vaksinimin e së paku 500 mijë personave për të arritur imunizimin e popullatës.

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 16 viktima të reja me koronavirus, 254 të infektuar si dhe 151 të shëruar. Të dhënat bazohen në testimin e 2,160 mostrave.

Me COVID-19 janë të diagnostikuar më shumë se 99 mijë persona prej shpërthimit të pandemisë.

Prej tyre 3,063 persona kanë humbur jetën, rreth 90 mijë janë shëruar ndërsa mbi 6,700 raste janë ende aktive./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Kryeministri i Malit të Zi: Kurrë nuk do ta pranoja pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi: Kurrë nuk do ta pranoja pavarësinë e Kosovës

Publikuar më 07.03.2021
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka deklaruar...

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka deklaruar se sikur ai të kishte qenë në krye të qeverisë malazeze në vitin 2008, shteti i tij kurrë nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës. Kreu i qeverisë së Malit të Zi në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka thënë çështja e Kosovës, për […]

Lexo më shumë

Tmerr i vërtetë! Vajza bie pre e dhunës së ish të dashurit të saj, ajo tenton të largohet nga dritarja

Tmerr i vërtetë! Vajza bie pre e dhunës së ish të dashurit të saj, ajo tenton të largohet nga dritarja

Publikuar më 07.03.2021
“Ajo as nuk e mbante mend se “ngacmuesi” i 32-vj...

“Ajo as nuk e mbante mend se “ngacmuesi” i 32-vjeçares i cili u dënua nga Gjykata e Volosit me 15 muaj burg me pezullim të thjeshtë për dëmtim të thjeshtë trupor, dëmtim të pronës së huaj, prishjen e shtëpisë, ishte ish-partneri i saj 25 vjerçar”! Vajza e dëmtuar dukshëm tronditi gjykatën duke përshkruar se si […]

Lexo më shumë

Tërmeti në Greqi, vdes personi i pare!

Tërmeti në Greqi, vdes personi i pare!

Publikuar më 07.03.2021
I moshuari grek që u shpëtua nga ekipet e shpëtimit të gjetu...

I moshuari grek që u shpëtua nga ekipet e shpëtimit të gjetura në zonë dhe më pas u transportua me ambulancë në një qendër private rehabilitimi ka vdekur; Ditën e djeshme, 83-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, aty edhe ku humbi jetën. Varrimi i tij do të bëhet nesër në një rreth […]

Lexo më shumë

Zoran Zaev fton opozitën në qeveri të përbashkët

Zoran Zaev fton opozitën në qeveri të përbashkët

Publikuar më 06.03.2021
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar ...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar opozitës pjesëmarrje në qeveri për të çuar përpara reformat, në veçanti departizimin e administratës dhe pavarësimin e sistemit gjyqësor. Por, kreu i Qeverisë maqedonase, ka thënë se për këtë gjë duhet të ketë me kë të bisedojë, pasi për një çështje të tillë, siç ka […]

Lexo më shumë

Përleshje me armë, të rinjtë shqiptarë vriten brenda në makinë (EMRAT)

Përleshje me armë, të rinjtë shqiptarë vriten brenda në makinë (EMRAT)

Publikuar më 05.03.2021
Dy të rinjë shqiptarë kanë humbur jetën pas një përplasje me...

Dy të rinjë shqiptarë kanë humbur jetën pas një përplasje me armë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në lagjen Fushë Topanë në Maqedoni. Mediat maqedonase bëjnë me dije se dy të rinjtë shqiptarë që mbetën të vdekur janë identifikuar si Afrim Berisha dhe Burim Vardari, të […]

Lexo më shumë

Mesazhi gjerman për Turqinë: Ne jemi në anën e Greqisë, nëse kërcënohet do të ketë një përgjigje

Mesazhi gjerman për Turqinë: Ne jemi në anën e Greqisë, nëse kërcënohet do të ketë një përgjigje

Publikuar më 05.03.2021
Zëvendës Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth i kërkoi T...

Zëvendës Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth i kërkoi Turqisë të ndalojë provokimin e Greqisë dhe Qipros, si dhe shpimet në Mesdheun Lindor, citon Protothema.gr. “Greqia duhet ta dijë se ne jemi në krah të saj kur Turqia kërcënon integritetin e Qipros gjithashtu”, tha zyrtari gjerman, duke dërguar një mesazh mbështetje mes retorikës shkallëzuese provokuese […]

Lexo më shumë

Arrestohet i riu në Mitrovicë, dyshohet se theri me thikë babanë

Arrestohet i riu në Mitrovicë, dyshohet se theri me thikë babanë

Publikuar më 05.03.2021
Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Mitrovicë, i...

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Mitrovicë, i cili dyshohet se ka therur me thikë babanë e tij. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Ju konfirmojmë se është arrestuar i dyshuari A. B.,22 vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit”, […]

Lexo më shumë

Rriten infektimet në Greqi/ 2.215 raste të reja, 451 të intubuar dhe 32 vdekje

Rriten infektimet në Greqi/ 2.215 raste të reja, 451 të intubuar dhe 32 vdekje

Publikuar më 05.03.2021
Greqia njoftoi se rastet e reja laboratorike të konfirmuara ...

Greqia njoftoi se rastet e reja laboratorike të konfirmuara të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2,215, nga të cilat 15 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 201,677 (ndryshimi ditor + 1,1%), nga të cilat 51.7% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të […]

Lexo më shumë