Maqedonia e Veriut dhuron 100 mijë euro për Shqipërinë

Pas tërmeteve të ndodhura orët e para të mëngjesit të sotëm, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmetet ka akorduar 100 mijë euro si ndihmë financiare për Shqipërinë.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë. Nga Qeveria gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet