Maqedonia dhe Greqia do ta zgjidhin çështjet e emrit

Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Johanes Hahn në kuadër të samitit BE – Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Sofje ka thënë se është optimist se Greqia dhe Maqedonia do ta zgjidhin kontestin për emrin. Por ai nuk ka dhënë parashikime kohore se kur do të ndodhë zgjidhja finale e çështjes. “Gjithmonë jam optimist. Dhe unë do të mbetem optimist. Të dy kryeministrat janë në udhë të mbarë”, tha Hahn. Ai, kështu ka komentuar edhe takimin mes kryeministrave Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev. Në lidhje me mundësinë që zgjidhja të gjendet deri në samitin e qershorit të BE, ai tha se deri në atë kohë kishte një muaj e se gjithçka ishte e mundur. Çështja e emrit të Maqedonisë është një problematikë që ka zgjatur shumë në kohë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet