Manzukiç rrëfen emocionet: M’u deshën 30 sekonda ta kuptoja se çfarë ndodhi

Një njeri i akullt si Mario Mandzukiç ka rrëfyer se ka ndjerë emocione të pamata teksa ekipi i tij ia doli të kalojë në finale, pasi mundi Anglinë me rezultatin 2:1. Mandzukiç ka treguar anën e tij njerëzore, kur ka shpërthyer në lot kur Kroacia kaloi tutje.

“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk është normale. S’jemi akoma të vetëdijshëm se çfarë kemi bërë. Unë nuk kam për ta kuptuar lehtë, por di që ishte madhështore në rast se është e vërtetë”, ka thënë Mandzukiç. Ai shtoi se mrekullitë në botë ekzistonkan, kurse ka pranuar se ka qenë i hutuar kur ka shënuar gol e se nuk dinte se çfarë të bënte. Ai tha se i janë dashur 30 sekonda të kuptonte se çfarë po ndodhte. “Ne kemi arritur deri në finale duke luajtur me zemër. Këtë gjë do të bëjmë edhe ndaj Francës”, tha Mandzukiç.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet