Manjani: Turren si çakej të mbrojnë Çakon! Normal, ai di shumë gjëra…

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar mbi incidentet e fundit që kanë përfshirë fushatën elektorale në vend.

“Qoftë dhe për sy e faqe duhet të dënonin dhunën, por s’kanë se si! Turren si çakej të mbrojnë Çakon! Normal, ky i fundit di shumë gjëra…”, shkruan Manjani në “Twitter”.

LSI ka akuzuar së fundmi drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, duke thënë se ai kontrollohet nga karteli i drogës, si dhe duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.

Ndërkaq, vet Çako është kundërpërgjigjur se policia është e angazhuar në zbatimin rigoroz të ligjit. /E.SH/