Manikyrin e dukeshës Meghan Markle mund ta keni të gjithë!

Foto 3 nga 3 Pas Para

Flokët, grimi, kurora, velloja…çdo detaj i nuses më të përfolur të momentit, Meghan Markle është analizuar me detaje. Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por sot do të shkruajmë për manikyrin e Meghan Markle. Dukesha e Sussex ka zgjedhur për këtë ditë të rëndësishme, manikyrin e preferuar të Mbretëreshës, Essie Ballet Slippers.

Roza e lehtë, në fakt jo vetëm është ngjyra e preferuar e mbretëreshës, por edhe e nuseve në përgjithësi. Prandaj Meghan, e ka zgjedhur. Gjithsesi, sipas rregullave të familjes mbretërore, thonjtë nuk duhen lyer asnjëherë me ngjyra të forta, pasi tërheqin vëmendje. Por le të kthehemi paksa tek manikyri i dasmës? Teksa të gjithë shkruajnë për shifra marramendëse, të grimit, flokëve, fustanit…manikyri me të cilin ka lyer thonjtë dukesha ditën e dasmës, kushton thjesht £7.99. Lirë apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet