Mançester Siti shpallet kampion i Anglisë pas një sezoni “të çmendur”

Mançester Siti është kampioni i këtij sezoni në Premier Ligën angleze.

Ekipi i Pep Guardiolës po feston titullin pas fitores 1-4 në transfertën e Brighton-it.

Pjesa e parë rezultoi e vështirë për Sitin pasi pësoi gol që në minutën e 27-të, kur Murray gjeti rrugën e rrjetës.

Klubi nga Etihadi ndryshoi “fytyrë” në vazhdim, duke barazuar shifrat me Agueron, ndërsa Laporte ndezi festën në stadium pas golit me kokë në minutën e 38′.

Në minutën e 63-të gjeti rrjetën edhe Riyad Mahrez, i cili shënoi një gol të bukur duke çuar shifrat në 3-1. Ndërsa vulosi shifrat në 4-1 mesfushori gjerman Ilkay Gundogan që shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit.

Edhe Liverpuli e fitoi sfidën përballë Wolves pas një dopiete të Mane, por dygolëshi nuk mjaftoi për t’u kurorëzuar.

“Qytetarët” renditen në krye të Premier Ligës me 98 pikë, një më shumë se Liverpuli i vendit të dytë, pas një beteje të çmendur që u përcaktua në vend.

Ekipit të Klop tanimë i mbetet të luftojë vetëm për Ligën e Kampionëve për të dal me lavdi nga ky sezon, ku ka bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet