Manaj si Ronaldo, shënon gol me roveshatë (VIDEO)

Rei Manaj është një prej sulmuesve më në formë që ka aktualisht në dispozicion Kristian Panuçi.

Pas golave me skuadrën e Albasetes ai u thirr te kombëtarja dhe zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Jordanisë, ndonëse nuk gjeti rrugën e rrjetës.

Lushnjari po e tregon formën e tij të mirë edhe në stërvitjen e kombëtares, ku është ndër më të spikaturit.

Në këtë video 21-vjeçari tregon klas, duke shënuar me roveshatë një gol “alla” Ronaldo.

Me gjasë Manaj do të luajë të dielën kundër Izraelit, ku ka shansin të tregojë veten me fanellën kuqezi.

Manaj on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet