Mamaja e Ronaldos hedh akuza të forta: Mafia ka penguar tim bir

Gjatë një eventi në Madeira, ku përkujtohej datëlindja e 106-të e Madeira Union, nëna e Cristiano Ronaldos ka folur ashpër kundër botës së futbollit.

“Ka një mafia në futboll dhe kjo është fjala më e saktë për ta përcaktuar. Nëse nuk do të ishte, im bir do të kishte fituar më shumë “Topa të Artë”. Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, nuk do të ishin sjellë kështu me të,” thotë zonja Aveiro.

Sipas Dolores, i biri ka merituar të fitojë më shumë se 5 herë “Topin e Artë”, për atë që ka dhënë në futboll, por është penguar nga “mafia që kontrollon këtë sport”.

“Ka një mafia në futboll dhe besoj se ky është termi i duhur për ta cilësuar. Nëse nuk do të ishte për të, im bir do të kishte fituar më shumë herë Topin e Artë. Nëse do të ishte anglez apo spanjoll, nuk do t’i bënin atë që i kanë bërë. Këtë vit nuk e di kush do fitojë, por jam besimplotë te im bir, duke parë atë që ka bërë gjatë sezonit”, deklaroi mamaja e yllit portugez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet