Mali i Zi, Nimanbegu: Ndaloni ofendimet e shqiptarëve në gjykata!

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Genci Nimanbegu, i ka dërguar një letër proteste kryetarit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Boris Saviç, pse “lejon ofendimin e shqiptarëve në procesin gjyqësor”, i cili po zhvillohet kundër të dyshuarëve për terrorizëm në ditën në ditën e zgjedhjeve të vitit 2016.

Në letrën drejtuar kryetarit të Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Nimanbegu thekson se gjatë procesit gjyqësor, pjesëtarët e të gjitha palëve në proçes – të akuzuarit, dëshmitarët, por edhe avokatët, e madje edhe gjykatësja, Suzana Mugosha “përdorin fjalët šiptar, šiptarsko”…

“Theksoj se këto fjalë për ne shqiptarët janë ofenduese dhe përçmuese, e gjykata me gjithë qenien e saj dhe aktivitetet që  ka, duhet të mbroj dinjitetin e të gjithëve dhe të mos lejojë përdorimin e fjalëve, që në çfarëdo lloj mënyre do të ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi”, thekson Nimanbegu në letër.

Ai kërkoi nga Saviçi që të parandaloj përdorimin e këtyre fjalëve në gjykatë, “sepse në këtë mënyrë ofendohet  një popull, i cili me këtë proçes nuk ka kurrfarë lidhje”.

“Ju lutem që këtë letër proteste t’ja përcjellni edhe gjykatses së çështjes, zonjës Suzana Mugosha, e cila jo vetëm që lejon përdorimin e këtyre fjalëve, por të njëjtat fjalë i dikton në proçesverbal,” përfundon në letrën e tij Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu.

Ndryshe, me arrdhjen e Sllobodan Millosheviçit në pushtet, fjalët përçmuese “šiptar, šiptarsko” që ishin përdorur para luftës së dytë botërore e deri në vitin 1974, dhe indentifikojnë “shqiptarët me bisht” dhe “qenien e tyre të egër”, u rikthyen në përdorim, edhe pse Kushtetuta e njihte vetëm kombësinë “Albanci” (lexo shqip: shqiptar).

Siç duket, lufta për dominimin serbo-rus në Mal të Zi ka lënë gjurmë edhe tek gjykatësja Suzana Mugosha, sepse të akuzuarit, dëshmitarët dhe avokatët në këtë proçes, janë sejmenët që angazhohen për këtë dominim .

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet