Mali i Zi, fundi tragjik i dy të plagosurëve në fabrikën e municionit “Tara”

Publikuar më 03. 02. 2018 nga Shekulli Online

Radovan Çobeliç dhe Maksim Vujiçiç, nuk arritën ti mbijetojnë plagëve të marra me rastin e shpërthimit të fuqishëm në fabrikën e armatimit, “Tara” në Mojkovc, përkundër përpjekjeve të mjekëve në repartin e djegies, në Spitalin Ushtarak në Beograd.

Shpërthimi i fuqishëm kishte ndodhur në repartin e montazhit. Punëtorët që humbën jetën në këtë shpërthim punonin në të ashtuquajturën “presë” të ktij reparti.

Në qershorin e vitit 2015, në një shpërthim tragjik ka humbur jetën Sllobodanka Çoriç (55), ndërsa janë plagosur shtatë punëtor.

Në muajin shkurt të vitit 2014 është plagosur shefja e sektorit piroteknik, Gordana Boshkoviç, e më 25 tetor të po këtij viti, me rastin e një shpërthimin të fuqishëm, mbetën të plagosur gjashtë punëtorë.