
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Patos-Fier.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç., 30 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin B. Q., 71 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja M. Q., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply