Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Ende nuk ka informacione zyrtare në lidhje me ngjarjen.

Lajmi është bërë i ditur nga një qytetar i cili ka dërguar një video te JOQ, nga pamjet e videos duket se makina është e përfshirë e gjitha në flakë, ndërsa nuk ka informacione nëse ka viktima apo jo.

“Një makinë ka marrë flakë… sapo ndodhi në autostradë Tiranë-Durrës dhe nuk dihen shkaqet. Urojmë mos të ketë të lënduar.”