Makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës në Fier (Emri)

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier, ku një automjet ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në Vajkan të Fierit dhe dyshohet se viktima është shtetasi Shpëtim Isufaj, 63-vjeç, i cili u përplas nga një makinë në momentin që po udhëtonte me biçikletë.

Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 63-vjeçarin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes fatale, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi aksidentin e rëndë.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje –Fier, në vendin e quajtur “Vajkan” një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin Sh.I, 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet