Makina përfundon në kanal, humbin jetën 2 shqiptarë në Itali (Emrat)

Një aksident e rëndë është regjistruar në Itali, ku dy shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të së dielës, ku makina e tipit “Golf” me të cilën po udhëtonin shqiptarët doli papritur nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Dy viktimat janë identifikuar se shtetasit; Dorian Myftaraj 24 vjeç dhe Rruzhdi Karreci 37 vjeç.

Ky i fundit, një figurë e njohur nga autoritetet italiane, pasi ishte arrestuar në 2018 për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal, por policia dyshon se dalja e makinës nga rruga dhe rënia në kanal ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Gjithashtu bëhet e ditur se të dy të rinjtë shqiptarë nuk e kishin vendosur rripin e sigurimit, një shkak ky që dyshohet të ketë sjellë humbjen e jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet