Makina hyn në mes të turmës në Berlin, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Publikuar më 11. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Një burrë kishte marrë makinën me qira dhe me të është sulur drejt këmbësorëve. Për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar. Policia është vënë në ndjekje të shoferit

Dionis Xhafa

Një burrë ka ngarë një makinë dhe e ka dërguar këtë të fundit drejt një turme njerëzish, mirëpo bëhet me dije se nuk ka dëmtuar as edhe një person. Zëdhënësja e policisë Valeska Jakubovski është shprehur se personi që dyshohet për incidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se uniformat blu janë vënë në kërkim të tij. Zëdhënësja ka thënë se makina që u gjet në rrugë ishte tip “Mercedez”, ishte marrë me qira nga një burrë maroken 35 vjeç \ e se policia ka kontrolluar banesën e tij në Berlin ku dhe kanë kërkuar për prova të mundshme. Ajo tha se ende nuk është konfirmuar nëse xhiraxhiu i makinës ishte një shofer dhe nuk kanë mundur që të zbulojnë dot identitetin e njeriut, në hetimin që iu përmbahet rregullave të privatësisë gjermane. Personi i dyshuar ëhstë futur me makinë në turmë gjatë natës së premte në lagjen “Reinickendorf” të kryeqytetit gjerman. E gjitha ka ndodhur pas orës 20.00. në këtë kohë në trotuar kishte shumë njerëz. U përhap një panik, kështu që njerëzit janë hedhur anash duke pasur frikë se mos ishte ndonjë sulm i ashpër, siç ka ndodhur edhe më herët. Për fat të mirë askush nuk u godit dhe nuk ka marrë as plagë. Policia e Berlinit ka thënë përmes një deklarate për mediet se shoferi u përplas me një autobus dhe me një motor të parkuar, përpara se të shkonte me shpejtësi drejt trotuarit në turmën që kishte së paku tetë persona në ankth dhe të frikësuar tepër. Shoferi më pas ka bërë një kthesë të fortë në formë U-je, u fut në trotuar në anën e kundërt të rrugës dhe u largua me shpejtësi nga autoritetet. Policia ende po heton. Ka dyshime se shoferi i “Mercedez’ thjesht ka dashur të shmangë një aksident dhe nuk ka qenë sulm terrorist.