×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Maia Morgenstern në Shqipëri: Simboli i skenës dhe kinematografisë rumune

Entela Binjaku

Ajo është pa më të voglin dyshim një simbol i artit teatror në Rumani. Ky emër i nderuar i skenës por edhe i filmit, aktorja e shumënjohur Maia Morgenstern, ndodhet në Shqipëri gjatë këtyre ditëve.  Në cilësinë e të  ftuarës së veçantë në edicionin e vitit 2019 të  Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa”, Madame Morgenstern interpretoi, ditën e shtunë, në skenën e teatrit “Skampa”, në Elbasan, veprën me titull  “Marina and Ulay”. Në një sallë të tejmbushur, ylli i teatrit rumun dhe aktori i njohur Marius Bodochi u duartrokitën gjatë dhe me entuziazëm nga spektatorët.  Paraditen e së dielës aktorja Morgenstern e ndau, në skenën e “ArTurbina” në Tiranë, me të rinj e të reja, aktorë të afirmuar, me të cilët zhvilloi një MasterKlas. Aktorja e shquar që numëron me dhjetëra role në filma dhe shfaqje teatrore në Rumani, foli me të pranishmit dhe ju përgjigj pyetjeve dhe kërshërisë së tyre lidhur me përvojën e saj në skenë por edhe për fakte me shumë rëndësi nga jeta e saj dhe e familjes. E pyetur për përshtypjet e saj nga kjo vizitë në Shqipëri ajo u shpreh:

Jam tepër e gëzuar. E rëndësishme është komunikimi, të njihemi, t’ju njoh, të njoh  aktorë, artistë, mënyrën si  zhvillohet teatri dhe arti shqiptar në përgjithësi”.  Ndërsa vijon të shprehë vlerësimet, për praninë e saj në Shqipëri ajo thotë: “Jam  thellësisht e befasuar nga serioziteti, ambicia dhe dëshira për të krijuar, sidomos për të krijuar pika komunikimi me qendra të tjera, shtete të tjera, me vende të tjera, me teatro dhe ku ekziston arti.  Është i mrekullueshëm ky shkëmbim edhe mes brezash, edhe mes vendesh, besoj se është shumë i rëndësishëm. Bota është e madhe,  e bukur dhe interesante, edhe e lehtë, edhe e vështirë, e ndërlikuar, dhe jo të gjitha fluturojnë mbi re, por e rëndësishme është të njihemi”, përforcon ajo mesazhin.

Për publikun e Shqipërisë, i cili e njeh fare pak profilin e saj të lartë artistik, Zonja Morgenstern është e njohur kryesisht me rolin e Shën Marisë, në filmin e aktorit Mel Gibson “Pasionet e Krishtit”.  Takimi mes këtyre dy aktorëve të shquar, emocionet e një bashkëpunimi me një yll të kinemasë botërore, respekti dhe besimi mes niveleve kaq të larta të artit, ishin disa nga mesazhet dhe çastet emocionale që u përcollën në sallë përmes mjeshtërisë së një aktoreje të madhe.  Në këtë MasterKlas, e ndodhur edhe përballë aktorëve të rinj, për të cilët thotë se i japin emocion me dëshirën e tyre për ta mësuar këtë art, që sic ajo thotë është është arti i efemerit, mesazhi drejtuar të rinjve aktorë ndoshta mund të ishte siç shprehet  ajo vetë: “vetë mënyra e tyre,  ekzistenca në kuadër të  shoqërisë”.

E cilësuar nga kritika si simbol i teatrit rumun, e respektuar dhe e adhuruar nga publiku, lidhur me ndjesinë që ky vlerësim i krijon znj. Morgenstern tha:  “Në radhë të parë  jam thellësisht mirënjohëse,  jam Unë mirënjohëse për mënyrën si njerëzit presin atë që them, që dhuroj  dhe që ndaj me ta.” Më tej ajo vazhdon: “Kjo është një përgjegjësi e madhe. Nuk është kaq e lehtë. Respekti fitohet me vështirësi. Duhet ruajtur dhe për këtë ka nevojë për ndershmëri dhe ti nga ana jote duhet të jesh shumë e  kujdesshme ndaj asaj që njerëzit dëshirojnë”.  Ditën e diel aktorja e shquar u ngjit në skenën e teatrit  “ArTurbina” në Tiranë bashkë me kolegun aktorin Marius Bodochi, me shfaqjen “Marina and Ulay”, ku ajo portretizoi artisten e shquar, Marina Abramović, duke sjellë në kujtesë historinë e saj të dashurisë me Ulay dhe disa prej performancave të saj më me ndikim në histori, pjesë është shkruar nga Edith Negulici.  Prej vitit 2011, në “Shëtitoren e Famës” në Bukuresht  një yll mban emrin Maia Morgestern,  ndaj të gjithë ata që kanë mundur të ndjekin interpretimin e  saj, duhet ta dinë se kanë ndjekur një yll.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë

Kur televizioni publik fle

Kur televizioni publik fle

Publikuar më 27.07.2020
Vladimir Lulaj Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’ Prej vitesh, ...

Vladimir Lulaj Nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’ Prej vitesh, televizioni publik “fle”, përton t’i bëjë oponencë konstruktive pushteteve të përkohshëm politikë, që vazhdimisht sillen në menyre destruktive dhe nuk përfaqësojnë interesat themelore të shtetit Juridik. Kater pushtetet kryesore të shoqërisë sonë (pushtetet e pavarur shtetërore legjislative, ekzekutive, gjyqësor dhe mediatik), prej kohësh ndihen të “droguar..” dhe […]

Lexo më shumë

Për zgjedhjet universitare

Për zgjedhjet universitare

Publikuar më 27.07.2020
Nga: Rezart Prifti Para 7 vjetësh kur fillova punë në Univer...

Nga: Rezart Prifti Para 7 vjetësh kur fillova punë në Universitetin e Tiranës si rishtar, idealist, zelltar dhe me një frymë inovative u ngërdhesha mes asaj si është dhe të paktën se si mendoja unë se si duhet të ishte. Rrugës nuk humba as të qenit rishtar, idealist, zelltar, apo frymën inovative, por mësova disa […]

Lexo më shumë