Magjike! Miriam dhe Alban i kushtojnë këngë vajzës së tyre në ditën e ditëlindjes (VIDEO)

Miriam dhe Alban nuk  mund të ishin më të ndjerë se kaq. Sot, e vogla e tyre Amel, ka ditëlindjen dhe prindërit e saj i kanë kushtuar këngën që mban titullin “Dhurata” së bashku me fjalët e ëmbla në postime

Urimi i Miriam Cani

Gëzuar Datëlindjen zemra e mamit.
Sot qielli është i pastër për të dhuruar të gjitha rrezet e diellit që ti meriton në këtë ditë të madhe. Asgjë nuk dua më shumë në jetë se lumturinë tënde.”Ti je dhurata më e bukur në jetë, je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë.”
Gëzuar shpirt me këtë këngë ty dhe çdo prindi, fëmije e çdo shqiptari kudo në botq ???

Urimi i Alban Skënderaj

Gëzuar datëlindjen e shtrenjta ime në këtë ditë të madhe dhe të bekuar. Ti erdhe atëherë kur kishim më shumë se kurrë nevojë për ty si Dhurata më e bukur në jetë. Kjo këngë që besoj se janë fjalët e çdo prindi është Dhurata jonë për ty. Ti sot mbush 2 vjeç dhe ne urojmë me zemer që të bëhesh 105. Na duket sikur të gjithë shqiptarët sot festojnë pak dhe për ty. Gezuar ditën e Pavarësisë të gjithëve dhe qofshi të lumtur pranë familjeve tuaja ❤️??

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet