Mafioz dhe tutor prostitucioni, në pranga shijakasi i kërkuar nga Interpoli

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Një shtetas është ndaluar nga Policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak.

Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Gjenovës ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

A.Kolgjini është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.