Macron kërcënon Assadin: Do t’ju sulmojmë!

Presidenti Emmanuel Macron ka kërcënuar regjimin sirian se Franca do të kryej sulme mbi këtë vend, nëse dëshmohet se janë përdorur armë kimike.

“Do të sulmojmë vendin prej nga është nisur arma kimike ose prej nga është organizuar,” tha Makron para gazetarëve.

Mirëpo, shërbimet sekrete franceze nuk kanë gjetur deri më tani dëshmi të pakontestueshme se janë përdorur armë të tilla.

Kjo deklaratë e Presidentit Macron, thekson BBC, vjen pas raportimeve gjithnjë e më të shpeshta se kundër civilëve në Siri janë përdorur armë të ndaluara kimike, bomba të mbushura me klor.

Vetëm në muajin janar, janë pesë raportime se armë të tilla janë përdorur, e javën e kaluar bota u tmerrua  nga fotografitë e publikuara nga një spital sirian në krahinën Idlib, ku shihen infermieret duke pranuar të plagosurit pas sulmit me armë kimike.

Të tjera

Abissnet