×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shuhen shpresat e Shqipërisë, Macron kundër Merkelit: Të reformojmë procedurën e pranimit

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron mbajtën mbrëmjen e sotme një deklaratë të përbashkët për media.

Në deklaratë u prek edhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Merkel i përmend Macron faktin se për hapjen e negociatave duhet një vendim unanim, por Macron nuk është në të njëjtën linjë çka shuan shpresat për një vendim pozitiv.

Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”, shprehet Merkel.

Ndërsa Macron vijon t’u qëndrojë deklaratave të mëparshme, duke theksuar se duhet reformim i procedurave të pranimit të shteteve në BE.

“Për çështjen e zgjerimit. Europa është një shtëpi e madhe dhe e bukur në të cilën jetojmë së bashku. Kemi njerëz që duan të dalin nga kjo shtëpi dhe të tjerë që refuzojnë të hedhin para të tjera për të investuar në këtë shtëpi më shumë se 1%. Po ashtu siç ka nga ata që ikin, ne na duhet që të ftojmë në këtë shtëpi dhe miq të rinj. Jam dakord që një formë bonsensi duhet arritur për këtë çështje dhe nuk jemi ende totalisht në këtë pikë. Nuk mund të ndal së thëni se nuk jemi ende në atë pikë të marrëveshjes”, tha Macron.

“Përshëndes kurajon dhe arritjet që janë bërë nga dy drejtuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ata kanë bërë një punë shumë të madhe në vendet e tyre në vitet e fundit. Dhe unë e njoh këtë gjë dhe dua të dërgoj një sinjal pozitiv. Në radhë të dytë të them se ashtu si kancelarja mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Pikë se treti, mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil”, vijoi presidenti francez.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Publikuar më 05.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se t...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se tragjedia njerëzore në Bejrut, me dhjetëra jetë të humbura, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të nisin pa vonesë kontrollin e territorit dhe të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Reagimi […]

Lexo më shumë

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

Publikuar më 04.08.2020
Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh be...

Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh betejë më Covid-19, ia ka dalë ta mposhtë virusin duke rezultuar tanimë negativ. Toçi e konsideroi betejën me Covid-19 si të vështirë, duke theksuar se nuk ka shpëtuar pa goditje në mushkëri. Mushkëritë sipas tij janë prekur, por për t’i kuruar shprehet ai do të […]

Lexo më shumë

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Publikuar më 03.08.2020
Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Ko...

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët. Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë: Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, […]

Lexo më shumë

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Publikuar më 03.08.2020
“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pa...

“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pasurinë dhe lëvizjet financiare të ministrave, duke nisur me kreun e qeverisë, Edi Rama. Portali rendit të ardhurat vjetore të vetëdeklaruara në 2019-ën mbi ministrat dhe sa arkëtojnë ata nga burime të tjera përveç pagës si funksionarë të lartë shtetërorë. Ndërkaq në vetëdeklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e anëtarëve […]

Lexo më shumë

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Publikuar më 02.08.2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv ...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka njoftuar përmes një njoftimi në “Facebook” se ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë. “Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Publikuar më 02.08.2020
Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Mu...

Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Murtez Kastrati, ka ardhur edhe reagimi i kreut të partisë ZGJIDHJA, zotit Koço Kokëdhima, i cili e ka cilësuar këtë veprim si një gjest antikombëtar dhe të paligjshëm. Sipas Kokëdhimës, Policia e Shtetit nuk duhet të përsërisë më akte të tilla antikombëtare dhe duhet t’i shpallë […]

Lexo më shumë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

Publikuar më 31.07.2020
Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot vot...

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot votimin në Kuvend me 106 vota pro të ndryshimeve kushtetuese. VV thekson se deputetët që ngritën kartonin në Kuvend i shtruan Edi Ramës rrugën drejt kapjes së pushtetit, sipas shembujve të Thaçit e Vuçiçit. Në deklaratë thuhet se hapja e listave nuk do t’i demokratizojë subjektet politike, […]

Lexo më shumë

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

Publikuar më 31.07.2020
Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane ...

Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane PPE, Doris Pack, ka reaguar mbi votimin e njëanshëm të ndryshimeve Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë, ditën e djeshme. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Pack shprehet se kryeministri Edi Rama po luan një lojë të keqe dhe të rrezikshme për Shqipëri. Ajo deklaron se: “janë […]

Lexo më shumë