Macron: Buka bageta duhet të jetë pjesë e UNESCO-s

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Presidenti francez Emanuel Macron ka kërkuar që buka franceze e llojit bageta duhet të përfshihet në listën e pasurisë kulturore të UNESCO-s

“Bagetën e ka zili e gjithë bota”, ka thënë ai, në mbështetje të Bashkimit të Furrtarëve Francezë, të cilët janë duke bërë kërkesën, raporton BBC.

Lista e Unesco-s synon të ruajë traditën nga globalizimi. Komiteti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore jomateriale takohet çdo vit për të shqyrtuar nominimet.

Furrtarët kanë thënë se nuk ka të bëjë vetëm me emrin dhe formën, mirëpo janë shumë më rëndësi edhe përbërësit. Ata madje kanë shprehur shqetësimin e tyre për llojet e ndryshme të imitimit të këtij produkti.

Bageta tradicionale është e mbrojtur me ligj në Francë nga viti 1993. Ky lloj i bukës duhet të përgatitet nga katër përberës: miell i bardhë, ujë, maja dhe kripë.