Makina del nga rruga, aksidentohen rëndë motër e vëlla në Bulqizë
Shekulli Online - Publikuar më 18:28
 



Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, kur një automjet ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur vëlla e motër, teksa kjo e fundit është dërguar me urgjenc për trajtim më të specializuar në Tiranë për shkak të situatës së rëndë.

Deklarata e Policisë

Rreth orës 16.10, jemi njoftuar se në aksin rrugorë Peshkopi-Bulqizë, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, një automjet ka dal nga rruga.
Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se, automjeti tip benz me targa AA 144 OR, me drejtues shtetasin J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.
Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit shtetasja S.D, 23 vjeçe.
Si  pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë pasagjerja shtetasja S.D, dhe drejtuesi i automjetit shtetasi J.D.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, shtetasja S.D,  është transportuar, me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa shtetasi J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.




Komente
Shekulli | Versioni Mobile