Wikileaks, arrestimi i Assange është një ndër prioritetet e Donald Trump
Shekulli Online - Publikuar më 18:06


Arrestimi i themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange, është një nga “prioritetet” e administratës Trump. Kështu ka deklaruar Jeff Sessions, Sekretari i Drejtësisë së presidentit amerikan, i cili është duke përgatitur aktakuzat kundër Assange dhe anëtarëve të tjerë të organizatës që shpërndau me mijëra dokumente diplomatike dhe ushtarake sekrete amerikane. “Ne do të përpiqemi të vëmë përballë përgjegjësive disa njerëz”, tha Sessions në një konferencë për shtyp.  /K.Dh/




Komente
Shekulli | Versioni Mobile