Operacioni në “Myslym Shyr”/ Tentojnë t’i ikin policisë, por bëjnë aksident
Xhensila - Publikuar më 17:04


Tre shpërndarës droge më zonën e “Myslym Shyri-t”, në Tiranë kanë tentuar t’i shpëtojnë policisë sot, por e kanë pësuar keq. Të tre personat u përpoqen të largohen me makinë nga rruga “Myslym Shyri” në Tiranë, por në ikje e sipër kanë bërë aksident duke u përplasur me një makinë tjetër. Forcat e policisë kanë arritur t’i ndalojnë. Gjatë kontrollit në mjetin e tyre u gjet 1 kg heroinë. Operacioni po vazhdon edhe me kontrollin në banesat e të arrestuarve,  si edhe po kryhen verifikime edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shitjes së drogës.

XH. D




Komente
Shekulli | Versioni Mobile