Sulmi në Paris, debate mes Cazaneuve dhe Le Pen
Shekulli Online - Publikuar më 16:53


Kryetarja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, tha se i druhej sulmeve të reja para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. “Unë nuk dua të them më shumë, por e dimë se Shteti Islamik ka dërguar të paktën një terrorist për të kryer sulme, dhe ai është ende këtej rrotull, kështu që rreziku është ende i madh”, tha ajo. Le Pen, pastaj shtoi se “ nuk beson absolutisht” që sulmi ka pasur si qëllim të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Ajo i ka kërkuar qeverisë që menjëherë të rivendosë kufijtë francezë dhe të dëbojë të gjithë individët që monitorohen nga shërbimet sekrete. “Jemi në luftë kundër një totalitarizmi monstruoz”, shtoi ajo, duke u bërë thirrje të gjithëve të bashkohen për unitetin e kombit dhe të jenë të kthjellët.

Përgjigjia e kryeministrit, Bernard Cazeneuve ndaj Marine Le Pen ka qenë mjaft e ashpër. Në një fjalim përballë kombit, Cazeneuve ka drejtuar gishtin kundër kandidates të Frontit Kombëtar, të cilën e ka cilësuar fajtore që shfrytëzon frikën për qëllime elektorale dy ditë para votimit. “ Tek Fronti Kombëtar nxisin urrejtje”, deklaroi kryeministri. Cazaneuve nuk la pa kritikuar edhe kandidatin e Republikanëve, Francois Fillon, për të cilin tha se: “Disa kandidatë zgjedhin zemërimin dhe frikën.”

/K.Dh/




Komente
Alban
Partitë tjerë kundër Le pe kan thënë se ju po i bëni këto sulme për të fituar vota për të arritur qëllimin e juaj, as që jeni duke punuar për popullin Francez por vetëm bëni panik.
Shekulli | Versioni Mobile