Dënohet me burg shqiptari, kreu i grupit të trafikut të kokainës
Xhensila - Publikuar më 16:32


 

Albert Bushaj, 37-vjeçari, i cili më herët ka qenë një ish bashkëpunëtor i prokurorisë së Aosta-s si përkthyes është dënuar me 3 vite e gjashtë muaj burgim për shpërndarje droge. Shqiptari e ka marë dënimin nga gjykata italiane e Aosta-s, që e ka liruar nga akuzat për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas hetimeve të karabinierëve, Albert Bushaj ka qenë kreu i një bande që merrej me trafik kokaine në Aosta.

37-vjeçari, i njohur në mjedisin e tij si "avokat", përfundoi në gjyq dy vite më parë, pasi u arrestua në flagrancë me disa çanta me kokainë.

Sipas hetimeve të karabinierëve, trafiku i drogës i sillte grupit 1 milion euro në vit.

XH. D




Komente
Shekulli | Versioni Mobile