Skenari për bllokim rrugësh, Balla-Bashës: S'duhen rikthyer lojërat e 97-ës
Eno Shkëmbi - Publikuar më 16:11
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar nga Librazhdi deklaratat e kreut të opozitës Lulzim Basha vijimin e protestës përmes bllokimit të rrugëve.

Balla shprehet se lojërat e vitit 1997 nuk duhet të rikthehen në Shqipëri, duke theksuar se  Basha duhet vërë interesin e Shqipërisë përmbi interesin personal.

“Lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri. Shqiptarët nuk meritojnë të ketë kenë drejtues politikë të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e Shqipërisë sepse interesi politik i Lulzim Bashës sot është mospjesëmarrja në zgjedhje për shkak të frikës nga Vetingu dhe frikës nga rezultati i zgjedhjeve. Të kesh frikë nga vota e popullit do të thotë të mos dish të respektosh popullin tënd, atë popull që të jep mandatin për të qeverisur”, tha Balla.

“Edhe pse nuk i marr seriozisht deklaratat e Lulzim Bashës dua t’i them se është mirë të mos çojë në ndërmend ato deklarata të papërgjegjshme që i hedh si shashka. Shqiptarët sot kanë nevojë për vende pune dhe kush është kundër Vetingut është kundër vendeve të punës së shqiptarëve; kush është për qeveri teknike është kundër ekonomisë së Shqipërisë

çka do të thotë sërish kundër vendeve të punës. Të mos ta çojë ndërmend Lulzim Basha të bllokojë rrugët. Shqiptarët kanë plot halle, njerëzit duhet të shkojnë në punë, në shkollë apo në spitale. Çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë”, vijoi deputeti i PS. /E.SH/

 




Komente
x
e po 97 e bete ju me premtimin e rreme se do i kthenit popullit paret e firmave te cilat i kishit ngritur po ju sepse shumica e drejtuesve te ketyre firmave ishin socialiste perfshi ketu edhe arben malajn dhe si perfundim nuk kthyet asnje lek dhe hiqeni sikur i qani hallin popullit.
Shekulli | Versioni Mobile