Blushi-Bashës: Na jep firmat që të zgjedhim presidentin dhe kryeministrin në një ditë!
Xhensila - Publikuar më 15:37
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi i ka bërë ftesë publike Lulzim Bashës që të japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në të njëjtën ditë, qoftë 18 qershor apo kurdo. Nëpërmjet postimit në faqen e tij në facebook, z. Blushi theksoi ndër të tjera se ndihet mirë që PD ndryshoi mendim.

Postimi i plotë në facebook

Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim. Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë!

XH. D.




Komente
Shekulli | Versioni Mobile