Tragjedi në futbollin britanik, ndërron jetë trajneri i klubit të njohur
Pandeli - Publikuar më 14:06
Ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare trajneri i të rinjve të klubit londinez të Tottenham, Ugo Ehiogu, si pasojë e një ataku kardiak.

Ish-mbrojtësi u dërgua në spital ditën e enjte, ndërsa sot(e premte), Ehiogu ndërroi jetë.

E gjithë bota e futbollit i ka kushtuar vëmendjen ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të gjigandëve anglezë. Tottenham njoftoi se takimi me Manchester United është shtyrë, po ashtu edhe çdo aktivitet tjetër në akademinë e saj. /P.Sh/





1 Nga 2 Foto




Komente
Shekulli | Versioni Mobile