Dënohet me 7.6 vjet burg Mark Frroku, por shpallet i pafajshëm për vrasje
Eno Shkëmbi - Publikuar më 12:49
Ish-deputeti Mark Frroku është shpallur i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit.

Ndërkohë që është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet 6 muaj burg për akuzën e pastrimit të parave.

Menjëherë pas vendimit të sotëm ka reaguar edhe avokati i Frrokut, i cili është shprehur se vendimi do të apelohet.

Më parë Frroku i ka mohuar akuzat duke u shprehur:  “Unë e ndiej vetën të pafajshëm. Jam mbajtur padrejtësisht në burg për dy vjet. Dua vetëm të shkoj te familja ime. Kam besim te ju dhe drejtësia”.

Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Frrokut për akuzat:

1 – Për akuzën: “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” kërkoi dënimin 17 vjet burgim

2 – Për akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë”, kërkoi dënimin 3 vjet burg

3- Për akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kërkoi dënimin 15 vjet burg.

4 – Për akuzën “Ndërtim të paligjshëm” kërkoi dënimin me 4 vjet burg

 

 




Komente
Shekulli | Versioni Mobile