Lumi Devoll përmbyt fushën e Maliqit

Foto 1 nga 3 Pas Para


Tonin Frroku

Fusha e Maliqit, një prej pikave më sensitive të qarkut të Korçës nuk i ka shpëtuar dot përmbytjes. Janë më shumë se 500 hektarë në të gjithë fushën që gjenden nën ujë, kjo si pasojë e prurjeve të shumta që ka pasur lumi Devoll. Reshjet me intensitet gjatë natës vështirësuan situatën dhe bënë që ura e vjetër të mos e përballonte sasinë e madhe të prurjeve të lumit dhe për pasojë uji u shkarkua në fushë. Një gjë të tillë e bën me dije kryebashkiaku Topçiu, sipas të cilit puna ka vijuar pa u ndalur për të normalizuar situatën por lumi Devoll është mbushur në kapacitetin e plotë duke prekur limitet me 800 mijë metër kub.

Pas ndërhyrjes së punonjësve të bashkisë, situata është normalizuar dhe pritet që gjendja të përmirësohet. për këtë bashkia ka hapur kanale drenaxhi për të bërë të mundur që uji të largohet nga fushat e përmbytura sa më shpejt.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të tjera

Abissnet