×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Lulzim Peci, thirrje Albin Kurtit: Lejimi i shamive në shkolla godet në themel karakterin sekular të vendit tonë

Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka thënë se fushata e nisur së fundmi që në shkolla të lejohet bartja e shamisë islame, ka për qëllim që të fusë islamin politik përmes institucioneve shtetërore. Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpreson se Qeveria e Kosoves nuk do të bëjë një gabim madhor duke e ndryshuar Udhëzimin administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare – shamisë në shkolla, pasi, sipas tij, me këtë karakteri sekular i vendit tonë do të goditet ne themel, “e me këtë edhe shtylla mbajtëse e identitetit shqiptar në vendin tonë.

Reagimi i Pecit vjen pasi ka disa ditë që në rrjete sociale po bëhet thirrje për ndryshim të udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamive në shkolla.

“Së pari duhet të shtrohet pyetja se çfarë agjende janë duke shtyrë ata që po e kërkojnë këtë gjë? A kemi këtu të bëjmë me të drejtat e njeriut, apo me atë që e ka emrin e vërtetë – futjen e islamit politik përmes derës së vogël në institucionet shtetërore? Unë jam i bindur që ka të bëjë me të dytën, që në thelb ka të bëjë me ndryshimin e karakterit sekular të Kosovës që do ta shkatërrojë kohezionin shoqëror të popullit tonë. Këto çfarë po them, nuk janë hamendje, por është një bindje e ndërtuar nga hulumtimet në terren, të zhvilluara në vitet e fundit në shumë pjesë të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook të martën në mbrëmje.

Sipas Pecit, kërkesa që të lejohen shamitë në shkolla është “agjendë afatgjate” dhe se për “cak ka gjeneratat e ardhshme”. Ai ka thënë se me këtë kërkesë mëtohet të ndërrohet karakteri shoqëror dhe politik i vendit dhe popullit.

“Një agjendë e tillë, në thelb ka për qëllim trasimin e një agjende anti-perëndimore, që është në kundërshtim me vetë bazamentin e civilizimit evropian të popullit shqiptar, dhe atë që përmes premisave të ‘vëllazërisë myslimane’ të metastazojë ideologjinë e ‘umasë muslimane’ që tani ka marrë përmasat e një ‘kombi global’, që nuk i njeh identitetet nacionale të kombeve të ndryshme që kanë besimtarë islamë. ‘Umaja myslimane’ është duke zënë rrënjë tek gjeneratat e reja. Një numër i konsiderueshëm i të rinjve i konsideron më të afërt myslimanët e një vendi të largët islam, si për shembull Indonezisë, që kurrë në jetë nuk i kanë takuar në jetën e tyre, sesa një shqiptar të konfesionit tjetër, apo ateist”, ka vazhduar Peci.

Peci thotë se “me këtë agjendë do t’u plotësoheshin dëshirat Serbisë dhe armiqve të tjerë të Kosovës, ashtu si ju janë plotësuar dëshirat e Rusisë ndaj Çeçenisë, që nga një popull me nacionalizëm sekular, kur ishin nën udhëheqjen e gjeneralit Dudajev, dhe pothuajse e kishin pavarësinë në dorë, u shndërruan në vasal të ndytë të Rusisë nën udhëheqjen e radikalit islamik Kadyrovit, që bashkëjeton me ortodoksinë ruse, dhe lufton kundër Ukrainës pro-perëndimore”.

“Pothuajse asnjë nga vendet islame, nuk e konsideron armik Rusinë e Putinit, ndërsa ata e respektojnë mbrojtjen amerikane, kryesisht prej frikës që e kanë nga Irani. Prandaj, duhet ta vëmë gishtin në kokë, dhe të mos e shkatërrojmë të ardhmen e vendit dhe të popullit tonë, që e ka arritur lirinë dhe pavarësinë me shumë sakrifica dhe me ndihmën kyçe të perëndimit, aty ku e kemi edhe vendin si popull me civilizim evropian”, ka shkruar Peci, transmeton Telegrafi.

Kërkesa për ndryshim të udhëzimit administrativ ka nisur të shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale. Qytetarë të shumtë po u shkruajnë në komente qeveritarëve me këtë kërkesë. Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla. Ani pse aktualisht nuk zbatohet në tërësi si akt, dikush po do që si i tillë të ndryshohet, dhe ajo pikë mos të ekzistojë fare.
Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurit, juristi Durim Berisha i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit një kërkesë për anulim të nenit kontestues të Udhëzimit Administrativ. Krahas kësaj kërkese në rrjetin social Facebook ka nisur një fushatë me fotografi me hashtag #ndryshojeni_ua_per_shaminë. Organizatori i saj Liridon Kurti thotë se kanë marrë mbështetje të madhe. Sipas tij, nëse brenda 45 ditësh ministria nuk e trajton kërkesën, ata do të ngrisin padi ndaj këtyre të fundit.

Edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke iu drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) dhe kryeministrit Albin Kurti, ka kërkuar që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se kjo është një kërkesë e kamotshme e cila nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale. /Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë