×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Luigi Soerca: Nisja e negociatave me Shqipërinë në interes të BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soerca, ka bërë një deklaratë në rrjetin social Twitter, duke thënë se, hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është në interes jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Bashkimit Evropian. Soreca shkruan se: “Rekomandimi i Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Shqipërinë është njohje e rezultateve të reformave të prekshme. Nisja e negociatave për anëtarësim nuk është vetëm në interes të Shqipërisë, por edhe në interes të Bashkimit Evropian”. Deklaratat e Sorecës marrin shtysë nga vizita në Bruksel e Kryeministrit Edi Rama. Ai u takua me Përfaqësuesen e Lartë të Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini.

Koçijançiç shkruan për takimin Rama-Mogherini: Komisioni i njeh rezultatet e reformave

Zëdhënësja e BE-së për Politikën e Jashtme, Maja Koçijançiç ka reaguar në ‘Twitter’ pas takimit që Federica Mogherini zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Koçijançiç thekson se Komisioni Evropian i ka njohur rezultatet e prekshme të reformave, veçanërisht me reformën në drejtësi. “Federica Mogherini mirëpriti sot në Bruksel kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas rekomandimit të Komisionit Evropian për Këshillin e Evropës për të hapur negociatat, duke njohur rezultatet e prekshme të reformave, në veçanti me reformën në drejtësi”, shkruan zëdhënësja e Mogherinit. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Rama do të takohet edhe me drejtues të tjerë të Bashkimit Evropian, të cilëve do u kërkoje hapjen e negociatave për Shqipërinë./E. Dervishi

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kokëdhima: Vetëflijimi i 29-vjeçarit është një dramë shokuese, të hetohet

Kokëdhima: Vetëflijimi i 29-vjeçarit është një dramë shokuese, të hetohet

Publikuar më 13.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, u shpreh se v...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, u shpreh se vetëflijimi sot në mëngjes i 29-vjeçarit të infektuar me COVID-19, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ku ishte shtruar prej ditësh, është një dramë shokuese. Ai bëri thirrje që drejtësia të hetojë dhe zbardhë rastin, duke parandaluar humbje të tjera njerëzore […]

Lexo më shumë

Kokëdhima, urim në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Kokëdhima, urim në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Publikuar më 12.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, uroi të rinjt...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, uroi të rinjtë shqiptarë me një foto familjare me të rinjtë e forcës politike që drejton, duke u shprehur se ata janë shpresa e vetme e Shqipërisë së stërmunduar nga politika e vjetër për ndryshimin e madh demokratik që meriton vendi. Urimi i Kokëdhimës: Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë […]

Lexo më shumë

Greqia nuk heq dorë nga marrëveshja detare/ Deklarata e ministrit të jashtëm grek: Problemi qëndron tek Presidenti

Greqia nuk heq dorë nga marrëveshja detare/ Deklarata e ministrit të jashtëm grek: Problemi qëndron tek Presidenti

Publikuar më 11.08.2020
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka dhënë një intervis...

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka dhënë një intervistë ku u shpeh se Greqia duhet të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje për kufirin detar në raport me Shqipërinë. Kjo u tentua edhe në vitin 2017/2018 , por dështoi. Në intervistën për Skai TV më 7 Gusht, u shpreh se “problemi” në nisjen bisedimeve […]

Lexo më shumë

Kandidatët e PD për deputetë në “vetting”/ Do deklarojnë nëse kanë marrë drogë apo kanë frekuentuar psikologun

Kandidatët e PD për deputetë në “vetting”/ Do deklarojnë nëse kanë marrë drogë apo kanë frekuentuar psikologun

Publikuar më 11.08.2020
Rreth 3600 emra të propozuar nga anëtarësia e PD-së si kandi...

Rreth 3600 emra të propozuar nga anëtarësia e PD-së si kandidatë për deputetë dhe kryebashkiakë, do kalojnë përmes filtrit të kontrollit nga Komisioni i Vlerësimit. Nga data 3 Gusht, 5 anëtarët e komisionit, kanë nisur punën, duke vlerësuar pastërtinë e figurës së kandidatëve. Këtyre të fundit iu është dashur të plotësojnë një formular të gjatë […]

Lexo më shumë

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, letër drejtuar diplomatëve të huaj në Tiranë

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, letër drejtuar diplomatëve të huaj në Tiranë

Publikuar më 11.08.2020
Kreu i partisë ZGHIDHJA, zoti Koço Kokëdhima, ju ka drejtuar...

Kreu i partisë ZGHIDHJA, zoti Koço Kokëdhima, ju ka drejtuar një letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Shqetësimi i tij është situata aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, ku po lufton që prej marsit me pandeminë Covid-19. Kokëdhima thekson faktin se vendi po përballet me shifra të larta të përhapjes së virusit, numrit të viktimave […]

Lexo më shumë

Nxjerr ‘zbuluar’ Bashkinë e Durrësit, PD: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

Nxjerr ‘zbuluar’ Bashkinë e Durrësit, PD: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

Publikuar më 10.08.2020
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bash...

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bashkisë së Durrësit, e cila përgënjeshtroi Lulzim Bashën në lidhje me kryefamiljarin Kadri Barruku, i cili pretendonte se nuk kishte marrë bonus qeraje dhe kishte ngelur pa shtëpi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj shkruan se Këshilli Bashkiak i Durrësit […]

Lexo më shumë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Publikuar më 05.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se t...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se tragjedia njerëzore në Bejrut, me dhjetëra jetë të humbura, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të nisin pa vonesë kontrollin e territorit dhe të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Reagimi […]

Lexo më shumë

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

Publikuar më 04.08.2020
Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh be...

Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh betejë më Covid-19, ia ka dalë ta mposhtë virusin duke rezultuar tanimë negativ. Toçi e konsideroi betejën me Covid-19 si të vështirë, duke theksuar se nuk ka shpëtuar pa goditje në mushkëri. Mushkëritë sipas tij janë prekur, por për t’i kuruar shprehet ai do të […]

Lexo më shumë