“Luftë” në Mirditë, i riu qëllon me armë në kokë 38-vjeçarin pas sherrit

Një konflikt me armë zjarri është parandaluar nga Policia e Mirditës, ndërsa është vënë në pranga autori i ngjarjes.
Sipas informacioneve të policisë, mësohet se dy shtetas ishin konfliktuar me armë zjarri. Menjëherë është bërë ndërhyrja e policisë në vendin e ngjarjes, ndërsa është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Gjovalin Ndoji, 29 vjeç, banues në Simon, Kaçinar, Mirditë.
Shtetasi Gj. Ndoji për motive banale është konfliktuar me shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në Simon, Kaçinar-Mirditë, duke e goditur më qytën e automatikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar.
Shtetasi A. Ç., ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.
Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278, 89 dhe 84/1 të Kodit Penal.

Të tjera

Abissnet