×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Lufta për lirinë nuk merr kurrë fund

Ines Pohl

Kush mendonte se me Rënien e Murit të Berlinit dhe të Perdes së Hekurt koha e vijave të vdekjes dhe instalimeve të fortifikuara në kufij kishte mbaruar, gaboi shumë. Përkundrazi: 30 vjet më pas në të gjithë botën po kthehen muret. Jo vetëm në kufijtë midis SHBA-së dhe Meksikës, Izraelit dhe Palestinës, midis dy Koreve – por edhe brenda Bashkimit Evropian po ngrihen me ngut gardhe dhe po rivendosen kontrolle kufitare. Ndaj përkujtimi i asaj dite në Gjermani është edhe më i gëzueshëm e i bukur.

Një paradhënie e madhe mirëbesimi

Të përkrahur nga Glasnost dhe Perestroika, të forcuar nga guximi i polakëve dhe hungarezëve, gjermanolindorët në një revolucion të vërtetë paqësor arritën të shkatërronin murin që ndante vendin në Lindje dhe Perëndim. Pa as edhe një plumb. Asnjë person i vetëm nuk u dëmtua në këto ditë dhe orë të para dramatike më 9 nëntor 1989. Vetëm falë paradhënies së madhe e mirëbesimit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, kryesuar nga SHBA dhe mbështetur nga Bashkimi Sovjetik i Gorbaçovit – pas hezitimit fillestar më pas nga Franca dhe Britania – brenda vetëm njëmbëdhjetë muajsh u bë e mundur të bashkohej vendi mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare. Kjo hodhi themelet për krijimin e Gjermanisë si një shtet i mirëqenies dhe për ndërtimin e një infrastrukture të përbashkët, dhe shumë të tjerave që nevojiten për t’i kthyer dy pjesë shumë të ndryshme në një shtet funksionues.

Ëndrra e shpresës

Nuk është çudi që në këtë 30-vjetor bota po shikon edhe një herë Gjermaninë. Ndoshta edhe për të dhënë pak shpresë në këto kohë, të cilat karakterizohen nga ndjenjat e kërcënimit dhe pasigurisë, shpërbërja e strukturave të njohura.

Dhe në fakt në Gjermani shumë pak ndjehet gëzimi apo krenaria për arritjet. Përkundrazi, lufta e vendit me veten po e çon në konflikte politike, që shqetësojnë tërë strukturën politike të 30 viteve të fundit. Sidomos në landet e Gjermanisë Lindore është forcuar një parti me populiste e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, e cila vë në dyshim themelet e Gjermanisë së bashkuar. Kjo shkon nga roli i Evropës tek politika e imigracionit dhe mbizotërohet nga një imazh nacionalist, racist dhe nacionalist për botën dhe njerëzimin. Ish -partitë popullore po e humbasin rëndësinë, formacionet qeveritare po bëhen gjithnjë e më të vështira, parashikueshmëria dhe mirëbesimi aq i çmuar- të paktën për momentin – duken se po marrin fund. Tani, forcimi i populistëve të krahut të djathtë nuk është aspak një fenomen i kufizuar në Gjermani. E megjithatë këtu ka arsye të veçanta që kanë të bëjnë me ndarjen e vendit. Edhe sot e kësaj dite nuk njihen siç duhet arritjet jetësore të shumë gjermanolindorëve, të cilët me guxim në fillim sollën fundin e RDGJ-së, por më pas u përballën me pasojat e tij dhe me integrimin në Gjermaninë e bashkuar. Ky injorim tani po hakmerret.

Sfida të mëdha

Nisur nga pasiguria e përgjithshme dhe sfidat e mëdha të botës së globalizuar, në përvjetorin e 30-të të Rënies së Murit, Gjermania duhet të përfshihet në një debat shumë thelbësor me vetveten:

Çfarë vendi do të dëshironte të ishte Gjermania? Një vend ku hebrenjtë të kenë frikë kur mblidhen në sinagogë për t’u lutur? Një vend, në të cilin politikanët që e pozicionojnë qartë veten kundër ideve të djathta nacionaliste dhe politikave përjashtuese të kenë frikë për jetën e tyre? A dëshiron Gjermania të jetë një vend në të cilin përkatësia kombëtare dallohet nga ngjyra e lëkurës ose prejardhja? Nën peshën e këtyre pyetjeve qenësore nuk do të ketë ndonjë gëzim të shfrenuar dhe të tepruar në këtë përvjetor. Sidoqoftë, për atdheun tim, uroj që kjo ditë përkujtimi të na japë kurajë. Uroj që në këto ditë përkujtimi solemne t’i shtrojmë pyetjen vetes se si e parafytyrojmë vendin tonë në mesin e këtij shekulli. Të guximshëm, jo të dëshpëruar. Dhe të ankoruar fort në kushtetutën tonë. Në dijen se shumë nga ato që janë fiksuar atje si të patundshme, tani po vihen në dyshim. Këto ditë ne festojmë guximin e së kaluarës. Shpresoj se kjo do të na sjellë më shumë fuqi të fitojmë luftën për një të ardhme të mirë në liri dhe drejtësi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie t...

Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha vdekjeprurëse kjo pandemi […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Publikuar më 15.09.2020
Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me...

Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me seriozja pas 25 prillit duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, rendi dhe siguria. Nuk mund të tolerohet situata në vend ku Shqipëria ngjan me një vend që është në luftë. Qytetarët ndjehen të frikësuar në rrugë, kafe, autobuz e […]

Lexo më shumë

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Publikuar më 14.09.2020
Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte përfolur prej ditëve të nxehta të gushtit: largimin e ministres së arsimit, Besa Shahini, që kishte paralajmëruar largimin nga qeveria dhe Shqipëria, për t’u kthyer në Kosovë, për ‘arsye familjare’. Për të parën herë në historinë e qeverive shqiptare ministri njofton largimin direkt në televizion dhe […]

Lexo më shumë

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Publikuar më 13.09.2020
Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së ...

Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së shumti duhet të themi nëse demokracia shqiptare ekziston për të krijuar pastaj dilemën apo dyshimin nëse ajo është në rrezik! Shqipëria ka pasur një raport jo shumë të mirë me demokracinë, në fillim për faktin se ka qenë gjithmonë nën pushtim e autoriteteve të […]

Lexo më shumë

hA-MER-dhe-IK

hA-MER-dhe-IK

Publikuar më 11.09.2020
Pirro Naçi   Gënjeshtra të pafajshme të prindërve tanë ...

Pirro Naçi   Gënjeshtra të pafajshme të prindërve tanë pamvarësisht ekzagjerimit  të tyre ne i besonim. Mbaj mend, gjyshët dhe gjyshet që  na thonin  pak  nga këto rena  të sajuara  për të arritur qëllimimin e  tyre; për të na bërë të hanim të gjithë ushqimin e pjatës,  për të justifikuar dhëmbjet kur përgjaknim këmbët ose […]

Lexo më shumë