Lufta ndaj ndotjes, Gjermania do të ofrojë transport publik falas

Gjermania po përpiqet të përmbushë objektivat e BE për ndotjen e ajrit dhe shmangien e gjobave të mëdha. Kësisoj në një sërë qytetesh gjermane do të ofrohet transport publik falas për të inkurajuar qytetarët të heqin dorë nga automjetet personale

“Ne jemi duke e konsideruar transportin publik pa pagesë për të zvogëluar numrin e makinave private,” shkruajnë ministrja e Mjedisit Barbara Hendricks, ministri i financave Peter Altmaier dhe ministri i bujqësisë Christian Schmidt në një letër për Komisionerin e Mjedisit të BE, Karmenu Vella.

Ministrat në fjalë, e konsideruan betejën kundër ndotjes së ajrit si prioritetin më të rëndësishëm për vendin e tyre. Nisma do të zbatohet në qytetet e Bonit, Essenit, Herrenberg, Reutlingen dhe Mannheim.

Ndotja është një ndër problemet më shqetësuese për mbi 130 qytete evropiane. Sipas KE-së janë shkaktuar mbi 400 mijë vdekje që kushtojnë rreth 20 miliardë euro shpenzime shëndetësore në vit.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet