Lufta ndaj Covid-19, Zuckerberg s’ka ndërmend t’u japë qeverive të dhënat e përdoruesve të “Facebook”

Në një prononcim për gazetarët, themeluesi dhe CEO i Facebook-ut Mark Zuckerberg e bëri të qartë se ai nuk ishte i gatshëm të ndante informacionin e anëtarëve të platformave të tij për t’i shërbyer betejës kundër koronavirusit edhe nëse i kërkohet një gjë e tillë.

“Nuk do të kishte kuptim të ndajmë të dhënat e njerëzve pa pëlqimin e tyre. Kësisoj mendoj që me gjasë do t’i thoja ‘jo’ një qeverie që do të më kërkonte qasje të drejpërdrejtë në të dhënat e përdoruesve për të luftuar epideminë e koronavirusit”, tha ai.

Ndërsa në Itali dhe në të gjithë botën po diskutohet për mundësinë e tërheqjes së të dhënave mbi Sars-Covid-2, Zuckerberg vë dorën para duke thënë se s’është i gatshëm të ndaj informacion nga platformat e tij.

“Tani për tani është një arsyetim hipotetik, sepse askush nuk më ka pyetur ende”, shtoi ai të mërkurën në mbrëmje gjatë një bashkëbisedimi telefonik me gazetarët, ku mori pjesë edhe “Corriere” që zbardhi pjesë nga prononcimi.

Prapseprap, drejtori i përgjithshëm i “Facebook” ka sqaruar se kompania e tij ka prodhuar harta për parandalimin e sëmundjeve përmes të dhënave të grumbulluara anonimizuara bazuar në vendndodhjen e përdoruesve (të cilët kanë zgjedhur t’i ndajnë) për organizatat shëndetësore në të gjithë botën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet